Lajmet e fundit
Asi senegalez ka rrëfyer se ka marrë një ofertë nga Djajtë e Kuq, por ka zgjedhur të punojë me Jurgen Klopp.

Sadio Mane ka thënë se ka refuzuar mundësinë e transferimit tek Manchester United, para se të kalonte tek Liverpool.
24 vjecari nënshkroi një kontratë afatgjatë me Liverpool, me peshë 34 milionë funte.
Por ai ka konfirmuar se ka pasur mundësi që të transferohej edhe tek Manchester United, nëse do të donte.
"Është e vërtet. Ka pasur interesim ngashumë skuadra, jo vetëm nga Manchester United. Por nuk mund ta refuzoja ofertën e Liverpool, sidomos për shkak të trajnerit"
"Liverpool është skuadër e madhe, me shumë histori po ashtu".