Lajmet e fundit

Liverpool do t’ia ofrojë Sadio Mane-së një rritje të pagës pas performancës së tij të mirë në Ligën e Kampionëve, raporton The Mirror.
Atij i kanë mbetur tre vjet në kontratën e tij aktuale, andaj nuk ka nxitim për një kontratë të re, por sulmuesi është i gatshëm që të nënshkruajë edhe për dy vjet, ku edhe do t’i dyfishohej shuma që e fiton.
Kështu, ai do të radhitej mes top lojtarëve më të paguar te klubi nga Merseyside.