Lajmet e fundit
Asi senegalez ka pasur një start mbresëlënës në Anfiled pas transferimit 34 milionë funtësh nga Southampton.

Sadio Mane ka thënë se nuk ndikohet aspak nga cmimi që u pagua për ta transferuar atë nga Southampton tek Liverpool.
Mane kaloi për 34 milionë funte në Anfieled në qershor dhe ka shkëlqyer nën urdhrat e Jurgen Klopp në fillim të edicionit.
Mane, 24, pritet që të jetë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës, por ai thotë të mos jetë nën presion për këtë shkak.
"Gjithmonë kam besuar në aftësitë e mia për të bërë më të mirën për skuadrën".
"Duhet të stërvitem shumë, përditë në mënyrë që të jem në nivel të detyrës. Po ashtu më duhet t'i falënderoj fansat për përkrahjen".