Anësori i Liverpool, Sadio Mane, ka deklaruar se megjithë faktin se ekipi i tij ka arritur që për dy vjetë të marrë pjesë në dy finale europiane, kjo nuk duhet të shkaktojë vetëkënaqje te lojtarët.
Ai tha se ky sezon nuk do të jetë i lehtë për ta.
“Ne po provojmë të luajmë mirë e më mirë çdo ditë, por jeni ju ata që duhet të gjykoni jemi më të mirë apo jo. Nuk do të jetë e lehtë”, ka deklaruar 26 vjeçari, transmeton Klan Kosova.
Kur u krahasua me bashkëlojtarin e tij, Mohammad Salah për shpejtësi, ai me buzëqeshje deklaroi se beson që është më i shpejtë.
“Po, gjithsesi, unë jam më i shpejtë. Ndoshta jo në një distancë të shkurtë , por në 100 apo 200 metërsh fitoj sigurisht”, ka përfunduar senegalezi.
Mane është shpallur më i miri në dy ndeshjet e fundit të Liverpool.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.