Lajmet e fundit

Futbollisti i Liverpool, Sadio Mane, i ka kërkuar falje portierit Ederson, pas ndërhyrjes së tmerrshme ndaj tij në ndeshjen e fundjavës mes Liverpool dhe Manchester City.
Ai publikoi në Instagram një fotografi të Ederson, ku portieri shihet i fashuar dhe me shenja nga lëndimi që e kishte pësuar, dhe i kishte vënë një mbishkrim prekës:
“Shpresoj dhe i dëshiroj një rikuperim të shpejtë Edersonit. Më vjen keq që ai u lëndua gjatë përplasjes tonë aksidentale në fushë, dhe më vjen keq për të që nuk mundi ta përfundojë ndeshjen shkaku i kësaj”, shkruan Mane në Instagram.
“Lutem që ai të shërohet shpejtë dhe që të kthehet shpejt që të luajë, sepse është lojtar i cilësisë më të lartë”, përfundoi Mane.