Lajmet e fundit
Sulmuesi kroat ka zgjedhur të mbetet në Torino, duke refuzuar kështu oferta goxha tunduese gjatë afatit kalimtar veror, nga skuadra gjermane, angleze dhe kineze

Mario Mandzukiq ka refuzuar ofertën e Borussia Dortmund, gjatë afatit kalimtar veror, duke zgjedhur të qëndrojë tek Juventus edhe për një edicion.
Kroati raportohet të ketë lëshuar mundësinë e transferimit edhe tek Manchester United, duke zgjedhur të mbetet tek Zonja e Vjetër.
Mandzukiq është përcjellë me kujdes edhe nga disa skuadra kineze, por ato e kanë tërhequr interesimin pasi sulmuesi e ka bërë të qartë se do të mbetet në Torino.