Lajmet e fundit

Ylli i futbollit kroat, Mario Mandzukiq mund të rikthehet sërish në Bundesliga. Mirëpo jo të Bayern Munchen dhe Wolfsburg.
Reprezentuesi i Kroacisë që luan për skuadrën e Atletico Madridit e ka tërhequr interesimin e Borussia Dortmundit, dhe sipas medieve në Gjermani, mund të realizohet ky transferim.
Mandzukiq para një viti nga Bayern Munchen u transferua te Atletico, por nuk e tregojë tërë potencialin e tij.
Ka pasur zëra se interesim për të ka edhe skuadra italian AC Milan. Ende nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e ish-sulmuesit të Dinamo Zagrebit.