Lajmet e fundit
Sulmuesi kroat nënshkroi kontratë katërvjeçare me 'Zonjën e Vjetër' pas një sezoni gati dëshpërues në 'Vincente Calderon'.

Mario Mandzukiq nuk është më lojtar i Atletico Madrid. Klubi italian Juventus ka arritur marrëveshje me sulmuesin kroat, që do t’i bashkangjitet ‘Zonjës së Vjetër’ për një transfer me vlerë 18 milionë euro, që është 4 milionë euro më pak se çmimi me të cilin u ble nga Bayern Munchen vitin e kaluar.
Megjithëse mund të arsyetohet deri diku shkaku i lëndimit të nyjes, Mandzukiq nuk u përshtat në lojën e Atleticos. Transferi pritej pas arritjes së Fernando Torres dhe Luciano Vietto.
Mediat italiane raportojnë se Mandzukiq ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2019, që peshon 4 milionë euro në sezon.
Kroati është i dyti transfer i Juventus këtë afat kalimtar, pasi më para nga Real Madrid u ble Sami Khedira.