Lajmet e fundit

Juventus nuk do të mund të llogaris në sulmuesin Mario Mandzukic për tre javët e ardhshme.
Kroati ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Genoas, ndërsa nuk ka mundur që t’i bashkohet skuadrës as në seancën stërvitore.
“Problemet muskulore janë ato të cilat do ta lënë jashtë fushe kroatin”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ndërsa thuhet se 20 ditë do të jetë jashtë fushave dhe nuk do të mund t’i ndihmojë skuadrës, e cila edhe ashtu nuk ka pasur një fillim të mirë.
Problem tjetër për skuadrën është edhe lëndimi i Alvaro Moratas, por që si thuhet se do të rikthehet shpejtë.
Ndeshjen e radhës Zonja e Vjetër e zhvillon kundër skuadrës që sivjet ka hyrë në Serie A, ndonëse nuk dihet nëse Morata do të jetë i gatshëm për të, transmeton Klan Kosova.