Lajmet e fundit
Shefi i Interit nuk është i bindur se stili që aplikon katalunasi do të ishte i përshtatshëm për ndonjë skuadër tjetër jashtë atyre elitare.

Roberto Mancini ka thënë se nuk e beson që metodat e Pep Guardiolas do të mund të aplikoheshin tek klubet mesatare.
Guardiola pati suksese të mëdha me Barcelonën, duke e fituar dy herë Ligën e Kampionëve, para se të kalonte tek Bayern Munchen, me të cilën skuadër fitoi dy herë radhazi Budesligën.
Por Mancini nuk beson se taktikat e katalunasit të bazuara në posedim të topit do të mund të aplikoheshin tek skuadrat mesatare.
“Ai është duke ia dalë mirë dhe stili i tij u shkon për shtati skuadrave të mëdha, por nuk e besoj që edhe atyre mesatare”.
“Megjithatë, Pep ka ide të mira për lojën dhe është trajner i madh”.