Lajmet e fundit
Roberto Mancini ka pranuar bastin e Sinisa Mihajloviqit për të nxehur edhe më shumë derbin Milanez këtë fundjavë.

Trajneri që del fitues në derbin e Milanos këtë të dielë do të jap donacion që shkon për refugjatët që janë dyndur në Europë, pasi Roberto Mancini ka pranuar bastin e Sinisa Mihajloviqit.
Shefi i Milanit, Mihajloviq zgjeroi sfidën para derbit të parë të sezonit, në atë që pritet të jetë përpasja e parë si pjesë e kampit tjetër e ish mesfushorit të Interit.
Mihajloviq – ish asistent i Mancinit tek Inter – bëri propozimin në një letër të hapur në La Gazetta dello Sport, duke thënë se “para secilit derbi, ne duhet të zgjedhim një grup në nevojë për ta ndihmuar. Kushdo që fiton derbin... paguan”.
Basti i tij u pranua, pasi duke folur për Gazetta, Mancini tha: “E pranoj bastin dhe do të jem unë ai që paguan”.