Lajmet e fundit

Trajneri i Interit, Roberto Mancini është deklaruar optimist për sezonin e ri të Serie A.
Ndeshjen e parë Nerroazzurët e luajnë përball Atalantas. Manicni ka shtuar se kjo skuadër është shumë taktike dhe ndeshja me ta nuk do të jetë e lehtë.
Interi sezonin e fundit ka përfunduar në vendin e tetë në kampionatin italian, por që Mancini ka deklaruar se sivjet do të jenë më të suksesshëm.
“Kemi punuar shumë dhe mendoj që jemi në rrugën e duhur. Kondogbia mund të jetë lojtar vendimtar, kurse në vitet e ardhshme mund të jetë njëri ndër mesfushorët më të mirë në botë”.
“Kovacic dhe Shaqiri duhet të shiteshin për t’i barazuar librat, për të qenë korrekt me Fair Play Financiar”.
“Shaqirit i dëshiroj sukses në Preimer League”, ka thënë Mancini, transmeton Klan Kosova.