Lajmet e fundit

Inter dhe Mancini pranë ndarjes.
Konflikti mes palëve duket se ka arritur kulmin dhe Mancini mendohet se mund të largohet nga zikaltërit brenda 48 orëve të ardhshme.
Mancini ka dhe një vit kontratë me klubin milanez por duket se marrëdhënia e tij me presidencën është tensionuar së tepërmi.
Trajneri ndihet i përjashtuar nga vendimet në merkato dhe gjithashtu nuk shikon një projekt serioz nga klubi dhe kjo gjë po e shtyn që të mendojë largimin nga stoli.
Nga Milano është nisur dhe drejtori sportiv, Ausilio, por ky i fundit vështirë se mund të arrijë dicka konkrete pasi zëra pranë klubit raportojnë për një krisje të vërtetë mes palëve.
Madje këtë të hënë, Interi anulloi dhe stërvitjen që kishte programuar për të zhvilluar në New York, me pretekstin se skuadra ishte e lodhur nga udhëtimi, por arsyeja e vërtetë mendohet se ka të bëjë pikërisht me të ardhmen e trajnerit, që me shumë gjasa mund të lëtë drejtimin e skuadrës brenda 48 orëve të ardhshme./supersport.al