Lajmet e fundit
Mesfushori francez shënoi gol në miqësoren ndaj rivalit të qytetit, ndërsa menaxheri i tij beson se ai është duke u përmirësuar.

Roberto Mancini kathënë se ka besim në Geoffrey Kondogbian.
Kondogbia ishte në bankë derisa Interi barazoi pa gola me kampionin e Seria A, Juventusin.
Por përfaqësuesi i Francës u kthye titullar në miqësoren ndaj Milanit, të mërkurën mbrëma.
Duke folur pas ndeshjes, Mancini lavdëroi 22 vjeçarin, që arriti nga Monaco për 35 milionë euro.
“Ai luajti mirë veç shënimit të golit”.
“Kondogbia është përmirësuar, por kjo s’do të thotë që nuk do të mbetet në bankë”.
“Ne besojmë në të, ai luajti bukur sot”.