Lajmet e fundit

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka paralajmëruar se do të ketë ndryshime në ekipin që do të luajë nesër kundër Uellsit, poashtu ka konfirmuar rikthimin e Marco Verratit.
Italianët luajnë nesër ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Euro 2020 kundër Uellsit, ku ju mjafton një barazim për ta siguruar vendin e parë në grup, shkruan Football Italia, transmeton Klankosova.tv
"Unë do t'i kërkoj ekipit të luajë siç e dimë. Ne duam të fitojmë për të përfunduar në krye të grupit”, tha Mancini për Sky Sport Italia.
"Është ndeshja jonë e tretë brenda dhjetë ditëve, disa lojtarë janë të lodhur, dhe ky mund të jetë momenti i vetëm për të bërë ndryshime, shtoi Mancini.
Marco Verrati humbi dy ndeshjet e para me një dëmtim në gju, por ai mund të bëjë debutimin e tij në Euro 2020 nesër.
“Ai nuk është 100 për qind i aftë, por ai mund ta kompensojë atë me aftësitë e tij teknike. Ai mund të fillojë ose ta nis nga stoli, ne do të vendosim nesër, "përfundoi Mancini.