Lajmet e fundit
Trajneri i Milanit do më shumë gola nga argjentinasi pas startit të dobët të kampanjës së re 2015-16.

Roberto Mancini ka insistuar se ai nuk ka probleme me Mauro Icardin, por ka kërkuar nga argjentinasi që të jetë më efikas para portës.
Iacardi e përfundoi sezonin 2014-15 si golashënuesi më i mirë i Serie A, me 22 gola në 36 paraqitje.
22 vjeçari ka shënuar vetëm tre gola këtë edicion dhe Mancini është duke kërkuar nga ai që të jetë në nivel të detyrës.
“Mauro s’ka pasur nevojë që të më dëshmoj asgjë javën e shkuar, ishte vendim taktik lënia e tij në bankë”.
“Është gjë normale. Trajneri duhet të marr vendime për të mirën e skuadrës”.
“Ai duhet të jetë i fokusuar në përmirësimin e vetes dhe të realizoj më shumë gola”.