Lajmet e fundit
Jovetiq pritet të nënshkruajë për neroazur-ët duke kaluar nga Manchester City dhe trajneri beson se ardhja e tij do të jetë ndihmë e madhe për skuadrën.

Roberto Mancini është i kënaqur me transferimin e Stevan Jovetiq në Guissepe Meazza, duke insistuar se ai do t’i jap skuadrës një dimension të munguar.
Sulmuesi 25 vjeçar u transferua nga Manchester City në një huazim që peshon 3 milionë euro, me neroazur-ët që do ta blejnë pastaj lojtarin për 12 milionë euro.
Mancini përshëndeti nënshkrimin me reprezentuesin maqedonas që vitin e shkuar pati 40 paraqitje në Premier League.
“Jam i lumtur me ardhjen e tij”.
“Ne kemi pak sulmues dhe ai ka karakteristika të ndryshme nga ato të Icardit dhe Palacios”.
“Ai do të jetë ndihmë e madhe”.