Lajmet e fundit
Ish trajneri i Citizens ka thënë se drejtimi i skuadrës nga ai ka ndërruar dinamikën e derbit të Manchesterit, duke e bërë atë vërtet të fuqishëm.

Roberto Mancini beson se ai ka ndërruar dinamikën e përballjeve mes Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit gjatë qëndrimit të tij në kry të bankës së Citizens.
50 vjeçari drejtoi blutë në triumfin në FA Cup në edicionin 2010-11, para se të fitonte titullin e parë për klubin edicionin vijues.
Mancini mendon se arritja e tij në Etihad Stadium e bëri skuadrën konkurrente të denjë të Unitedit, që kishte dominuar Premierligën për disa vite.
“Kam ndihmuar në ndërrimin e dinamikës së derbit të Manchesterit”.
“Unitedi ishte skuadra më e mirë për shumë vite dhe krijimi i një skuadre të barabartë me të ishte punë e vështirë”.
“Ne transferuam shumë lojtarë të mirë, punuam shumë dhe i dhamë klubit trofeun e parë pas shumë vitesh”.
“Më pëlqejnë sfidat dhe punoj shumë që t’i arrij qëllimet”.