Lajmet e fundit
Italiani e ka pranuar se ai ishte xheloz për suksesin e madh të trajnerit në San Siro, sezonin e passhkarkimit të tij nga Massimo Moratti.

Roberto Mancini e ka pranuar se ai ishte xheloz në Jose Mourinhon, që fitoi tripletën, ndërsa pranoi se ishte vendim “i çmendur” kthimi edhe një herë tek skuadra italiane.
Megjithë tre Scudetto-t e fituara me radhë, Mancini ishte shkarkuar dhe zëvendësuar nga Jose Mourinho, verën e vitit 2008.
Portugezi drejtoi neroazurët drejt lavdisë në Serie A, Coppa Italia dhe Champions League, në kampanjën e vitit 2009-10, ndërsa Mancini pranoi se suksesi i Mourinhos e pati bërë të ndihet keq.
“Nuk pata pritur të pushohem”.
“Në mëngjes lexova artikullin dhe tek pastaj fillova të kem dyshime. Thirra Moratin dhe ai më tha që kishte vendosur”.
“A e përmendi Mourinhon? Jo. Megjithë vendimin, më duhet të falënderoj Morattin që më pati dhënë mundësinë të jem trajner i Interit në një moment të rëndësishëm në karrierë”.
I pyetur lidhur me Mourinhon, Mancini tha se “ai është trajner i mirë”.
“A jam xheloz për tripletën? Natyrisht, kjo është normale”.
“Por, mendoj se gjërat ndodhin, sepse është e thënë që të ndodhin ashtu”.