Lajmet e fundit
Ish-trajneri i Manchester Cityt ka thënë se skuadra e Jose Mourinhos do t’u kthehet fitoreve dhe në fund të sezonit do ta sigurojë një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Chlesea edhe ka hapësirë që në fund të sezonit ta ketë një vend që çon në Ligën e Kampionëve, ka thënë Roberto Mancini.
Kampionët e Premierligës kanë pasur një fillim-sezon të tmerrshëm, duke mbetur 10 pikë prapa liderit Manchester City pas tetë ndeshjeve.
Jose Mourinho është në qendër të stuhisë pas këtyre rezultateve të dobëta, por Mancini beson se londinezët kanë forcë për t’u kthyer.
“Mendoj se Chelsea është si Juventusi”.
“Kanë probleme në fillim të sezonit, por, për mendimin tim, do t’ia dalin që të ngjiten në krye të tabelës për dy-tre muaj”.
“Chelsea është skuadër e fortë me menaxher të fortë. Nuk mendoj se do ta ketë problem që të sigurojë një vend që çon në Ligën e Kampionëve”.
Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho në fundjavë pret Aston Villën në Stamford Bridge.