Lajmet e fundit

Gianluca Mancini është caku kryesor i Romës.
Ai shihet se mund ta zëvendësojë mbrojtësin Kostas Manolas, shkruan Gianlucadimarzio, transmeton Klan Kosova.
Trajneri i ri i Romës, Paulo Fonseca e ka shënjestruar yllin e Atalantas me t’u larguar Manolas në fillim të kësaj vere.
Të dy klubet do të bien në kontakt në orët e ardhshme dhe është Roma që shpreson në arritjen e marrëveshjes me italianin 23 vjeçar.