Lajmet e fundit

Pak ditë pasi që agjenti i Gareth Bale bëri të ditur se largimi i uellsianit nga Real Madridi është i pamundur, reporteri i NBC, Pilib De Brun, thotë se Manchester United ka kërkuar nga uellsiani që të kërkojë leje nga Real Madridi për një largim të mundshem.
“Matic iu tha Chelsea se ai do të refuzojë të luajë me ta dhe nese nuk do ta linin të largohej ai do të thoshte këtë gjë publikisht. United i ka treguar Bale se duhet të kërkojë nga drejtuesit e Realit largimin dhe pastaj Manchester United do të lëviz për të”, u shpreh reporteri De Brun.
Disa ditë me herët ishte poashtu vetë Mourinho i cili tha se Bale duhet të flasë vetë, pra ta kërkojë largimin.