Lajmet e fundit

Manchester City e ka fituar pa ndonjë pengesë të madhe derbin e qytetit kundër United.
4:1 është rezultati përfundimtar i ndeshjes që u luajt në "Etihad Stadium".
Kevin de Bryne dhe Riyad Mahrez e vulosën fitoren e "citizens" me nga dy gola secili.
Belgu realizoi në minutën e 5-të dhe të 28-të ndërkaq algjeriani në 63-tën dhe në minutën e 3-të të lojës shtesë.
Krejt çka arritën të bëjnë "Djajtë e kuq" është goli i Jadon Sancho, i cili shënoi në minutën e 22-të.
Manchester City tani ka 69 pikë dhe vazhdon të jetë lider në tabelë, me gjashtë pikë më shumë se Liverpooli.
Por, City ka një ndeshje më pak.
Manchester United tani ndodhet në zonën jashtë Ligës së Kampionëve, pasi janë në pozitën e pestë me 47 pikë.