Lajmet e fundit
Trajneri holandez i United, Van Gaal ka shprehur interesim që të transferojë mbrojtësin e Real Madrid, Raphael Varane.

22 vjeçari raportohet se kësaj vere do të largohet nga Santiago Bernabeu dhe se do të bashkohet me një nga top klubet evropiane.
Ai ka thënë se do të bashkohet me atë skuadër e cila i premton vend në formacionin startues.
United për Varanen do të përballet me Chelsean e cila gjithashtu ka shprehur interesim për të.
Real Madrid thuhet se do ta lë të lirë lojtarin nëse arrijnë marrëveshje për zëvendësuesin e tij, lojtarin e Juventusit, Leonardo Bonnuci.