06.12.2018 · përditësuar para 2796 dite1 min lexim
Sipas The Sun, skuadra angleze, Manchester United, e ka vëmendjen e plotë tek qendër mbrojtësi turk, Ozan Kabak.
Për shkak të aftësive të shkëlqyera në fushë, disa skuadra të mëdha siç janë Roma dhe Inter, kanë shprehur interesim që ta përvetësojnë 18 vjeçarin turk, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa skuadra Galatasaray është duke kërkuar 22 milionë euro në këmbim të qendër mbrojtësit Kabak.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.