Lajmet e fundit

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Manchester United është pothuajse i sigurt.
E drejtuesit e klubit nga Manchester nuk po qëndrojnë duarkryq dhe po mendojnë për pasuesin e CR7.
Ata ia kanë vënë syrin sulmuesit çek Patrik Schick.
Shtatlarti ka treguar formë të lartë këtë edicion në Bundesliga me Bayer Leverkusenin.
Sulmuesin e tij ekipi gjerman e vlerëson 60 milionë euro.
Opsionet tjera për sulmin e Unitedit janë Jonathan David dhe Moussa Dembele.