Manchester United ka paraqitur një ofertë të parë prej rreth 80 milionë eurosh për mesfushorin uruguajan Federico Valverde. “Djajtë e Kuq” e shohin lojtarin si përforcim ideal për Premier League, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në marrëveshje të përfshihet edhe ndonjë futbollist si Kobbie Mainoo.
Megjithatë, Real Madrid nuk ka nxitim për shitje, pasi Valverde ka kontratë deri në vitin 2029 dhe konsiderohet pjesë strategjike e skuadrës së Xabi Alonso-s.
Për momentin, largimi i tij duket i vështirë, përveçse në rast të një oferte shumë më të lartë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.