Lajmet e fundit

Manchester United thuhet se e ka bërë mesfushorin e West Hamit, Declan Rice, objektivin e tyre kryesor të transferimit.
Ole Gunnar Solskjaer e sheh 22 vjeçarin si pjesë të munguar në ekipin e tij.
Tifozët kanë shprehur zhgënjimin e tyre për dështimin e transferimit të një mesfushori mbrojtës, pavarësisht se klubi është në krye të Ligës Premierë, pas katër ndeshjeve.
Rajs ka shansin t'u tregojë Djajve të Kuq se çfarë u mungon, kur West Ham pret Manchester United këtë të diele.
Ai është i fokusuar në këtë sezon me West Ham, edhe pse ai pret të lëvizë verën e ardhshme, shkruan DailyMail, përcjell Klankosova.tv.
Mesfushori 22 vjeçar thuhet se ishte i pakënaqur me ekipin e tij, pasi i vunë një çmim prej 117 milionë eurosh.
Rajs konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë të rinj në futbollin botëror, dhe ka ambicie të fitojë trofe dhe të luajë rregullisht në Ligën e Kampionëve.
Si i tillë, me skuadrën e dobësuar dhe pavarësisht angazhimit të tij të vazhdueshëm ndaj klubit, Rice mendon se duhet të largohet për të përmbushur ambiciet e tij.