Lajmet e fundit

Manchester United thuhet se e ka vendosur çmimin në 80 milionë euro për Paul Pogba, pas interesimit nga Juventus.
Il Corriere dello Sport raporton se Djajtë e Kuq kanë vendosur një çmim të lartë për mesfushorin e Francës, pavarësisht kontratës së tij që skadon në qershor 2022, transmeton Klankosov.tv
Gazeta raporton se United po kërkon të paktën 80 milionë euro për të shitur super yllin, një shifër që Zonja e Vjetër nuk do të jetë në gjendje ta përballojë në rrethanat aktuale.
Juventusi ka qenë i lidhur me Pogba, por sipas mediave italiane besohet se mënyra e vetme që mesfushori mund të kthehet në Torino do të ishte nëse kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo lëviz në drejtim të kundërt.
Pogba, i cili mbushi 28 vjeç në maj, kaloi katër vjet në Torino midis 2012 dhe 2016, ku fitoi katër Scudetto dhe dy Coppa Italia.
Gazeta thekson një marrëveshje të mundshme shkëmbimi me United midis Ronaldos dhe Pogbas, pasi e ardhmja e yllit të ish Real Madridit në Allianz Stadium është e pasigurt.