Lajmet e fundit

Me fitoren 1:3 ndaj Middlesbrough, Manchester United tani radhitet në pozitën e pestë, duke e ndjekur Liverpoolin që ka tre pikë me shumë, e që gjendet në pozitën e katërt.
Man United kanë dy pikë më shumë se Arsenali dhe tre pikë më pak se Liverpool që ka zënë pozitën e katërt, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, Manchester United ka një lojë më pak, dhe në rast fitoreje, barazimi i pikëve me Liverpoolin do e bënte garën për pozitën që çon në Ligën e Kampionëve edhe më interesante, kur dihet se kanë mbetur edhe dhjetë javë para fundit te Ligës Angleze.