Lajmet e fundit

Manchester United po drejton sytë te trajneri aktual i Italisë, Roberto Mancini, për të marrë në duar përgjegjësinë për këndellje të ekipit, sipas raporteve.
Raporti pretendon se Mancini mund të largohet nga pankina e Italisë nëse nuk arrin të kualifikohet në Kupën e Botës 2022 në Katar.
Kjo do të konstatohej vetëm në mars, kur azurrit do të shkojnë në play-off. Italianët do të përballen me Maqedoninë e Veriut, pastaj me Portugalinë ose Turqinë, për të rezervuar një vend në turne.
Mancini është nën kontratë me skuadrën e Italisë deri në qershor të vitit 2026, ndaj çdo ndërprerje do të duhej të negociohej me Federatën.
Ky do të ishte gjithashtu një rikthim i jashtëzakonshëm në Premier Ligë për Mancinin, i cili fitoi titullin me rivalët e Unitedit, Manchester Cityn.