Lajmet e fundit

Fitorja e Manchester City sot ndaj Crystal Palace me rezultat 2-0, ka afruar shpresat e “Citizens”për titull më afër se kurrë.
Pjesa e parë e lojës u përmbyll pa gola, mirëpo për ta thyer akullin e ndeshjes ishte Aguero në minutën e ‘57 që shënoi me asistimin e Mendyt.
Ndërsa për ta vulosur lojën, dy minuta më vonë shënoi Ferran Torres për ta dërguar rezultatin në 2 me 0, kjo ishte edhe gola e fundit e ndeshjes, që i vendosë një hapë më afër djelmoshat e Guardiolës pranë titullit kampion Anglie.
Nëse Manchester United e fiton derbin e së dielës ndaj Liverpool, atëherë “Citizens” mund të shpallen kampion, duke mbetur edhe katër xhiro për të luajtur.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 34 në kuadër të Premier Ligës.