Manchester City ka fituar ndeshjen e parë të gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve ndaj Paris SG me rezultat 1-2 në favor të "Citizens".
Pjesa e parë ishte në favor të parisienëve, kur Marquinhos shënoi me asistimin nga Di Maria në minutën e '15.
Mirëpo situata ndryshoi në favor të djelmoshave të Guardiolës, pasi ata me ndihmën e De Bruyne në minutën e '64 dhe Mahrez në minutën e '71 e përmbysën rezultatin në 1-2.
Lojë të ashpër pati në 20 minutat e fundit, ku është skuqur Gueye pasi bëri një ndërhyrje të ashpër në minutën e '77.
Ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve luhen më 4 dhe 5 maj.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.