23.09.2018 · përditësuar para 2869 dite1 min lexim
Menaxheri Pep Guardiola, është i gatshëm që t’i bashkohet betejës për mesfushorin francez, Adrien Rabiot, i cili është pjesë e skuadrës Paris Saint-Germain.
Guardiola e dëshiron yllin e PSG-së në skuadrën e tij, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Futbollisti 23 vjeçar ka kaluar një kohë të shkurtër në stadiumin Etihad gjersa ishte adoleshent.
Gjatë vitit të ardhshëm ai pritet të bëhet një agjent i lirë në fushë dhe interesimi i klubeve të futbollit për ta përvetësuar atë është i lartë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.