Lajmet e fundit

Alexandre Lacazzete po shkëlqen këtë sezon te Olympique Lyon duke qenë shpesh herë protagonistë me gola të shumtë të shënuar.
Në Angli pas Arsenalit, në garë për të pasur në dispozicion shërbimet e tij është vënë dhe Manchester City.
Trajneri i Citizens, Pep Guardiola kërkon të përforcojë repartin e avancuar për sezonin e ardhshëm dhe sipas tij Lacazette është njeriu i duhur.
Ai ka shënuar 30 gola në 38 ndeshje në këtë sezon.
Francezit i kanë mbetur edhe 2 vite nga skadimi i kontratës së tij, ndërkohë që City ka gati plotë 40 milion paund për ta bindur që të veshë fanellën e "qytetarëve", shkruan Albeu, përcjellë Klan Kosova.