Lajmet e fundit

Manchester City ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 si mysafir i Arsenalit.
City ka kaluar në epërsi qysh në minutën e 2-të.
Autor i golit të vetëm në "Emirates Stadium" është Raheem Sterling.
Me këtë fitore skuadra e Pep Guardiolas e përforcon pozitën e parë në tabelë dhe është në rrugë të mirë për t'u shpallur kampion i Premier League.
Manchester City ka 59 pikë, 10 më shumë se vendi i dytë që e mban Leicster City.
Në anën tjetër "Topçinjtë" nuk po kalojnë në formë dhe aq të mirë dhe gjendet në pozitën e 10-të me 34 pikë.