Lajmet e fundit
Përfaqësuesi i Shqipërisë ka thënë se nuk është penduar aspak që zgjodhi Interin në vend të Juventusit.

Rei Manaj nuk është aspak i penduar që zgjodhi Interin edhe pse për të kohë më parë shfaqi shumë interes edhe Juventusi.
Duke folur për InterNos, sulmuesi kuqezi ka rrëfyer disa aspekte interesante të aventurës së tij me zikaltërit.
Aai është shprehur se ishte një ëndërr për të që të vishte fanellën zikaltër, kjo duke pasur parasysh se ka qenë tifoz i Interit.
“Kur mora vesh se ishte mundësia që të kaloja te Interi, nuk kisha pikë dyshimi në zgjedhjen time, në raport me Juventusin.
Shqipëria? Eh, është synimi im i madh të jem në Europian. E shpresoj këtë. Kam shënuar pas 12 sekondash me bluzën e Shqipërisë në miqësore. Por pjesëmarrja në Europian më ngacmon shumë”, u shpreh Manaj.
Rei këtë sezon ka diskutuar vetëm 4 ndeshje me Interin, me një total prej 34 minutash në Serinë A.