15.01.2016 · përditësuar para 3852 dite1 min lexim
Rey Manaj nuk do të largohet nga Interi.
Roberto Mancini e bëri të qartë pak kohë më parë dhe drejtuesit e klubit zikaltër nuk kanë ndërmend t'i kundërvihen trajnerit të tyre.
Interi me kërkesë të teknikut italian ka vendosur të mbajë në skuadër 18-vjeçarin shqiptar të paktën deri në përfundim të këtij sezoni.
Për Manajn në fakt ishte folur shumë për një huazim të mundshëm të tij në merkaton e janarit në një tjetër klub të Serisë A në mënyrë që ish lojtari i Cremoneses të kishte më shumë hapësira për të patur shanset e tij për tu grumbulluar nga kombëtarja shqiptare në Euro 2016.
Por Mancini është i bidnur se në këto momente për talentin shqiptar është më mirë të stërvitet me lojtarë si Icardi, Jovetic, Perisic, Ljajic e Palacio sesa të huazohet në një ekip të një niveli më të ulët.
FcInternews.it faqja e specializuar mbi lajmet që kanë të bëjnë me Interin raporton se për momentin klubi zikaltër ka hequr merkato Rey Manajn dhe shanset për qëndrimin e tij te 18-herë kampionët e Italisë janë shumë të mëdha.
Interi ka vendosur tu thotë jo të gjitha ofertave që kanë ardhur në drejtim të klubit për huazimin e sulmuesit shqiptar.
Mancini ka shumë besim te aftësitë e Manajt dhe është i bindur se ai mund ti japë shumë Interit edhe duke hyrë në fushë nga stoli.
Kjo është një nga arsyet që trajneri zikaltër nuk kërkon të humbasë shërbimet e djaloshit të lindur në Lushnje.
Në këtë mënyrë klube si Frosinone, Genoa, Palermo, Empoli dhe Chievo që interesoheshin për sulmuesin shqiptar duhet të shikojnë për alternativa të tjera.
Se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Manajt do të kuptohet vetëm në përfundim të këtij sezoni pasi deri atëherë gjasat janë që 18-vjeçari të luajë me Interin.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.