Lajmet e fundit

Barcelona nuk është skuadra e vetme që është duke synuar transferimin e sulmuesit të Bayern Munih, Robert Lewandowskit.
Pas Barçës, tash pas tij, është edhe Manchester United, të cilët janë gati të hyjnë në garë nëse blaugranët nuk arrijnë dot të nënshkruajnë me të.
Sipas Mirorr, Lewandowskit mund t'i ofrohet një kontratë e ngjashme me atë të Cristiano Ronaldos, rreth 400,000 funte në javë, ndërsa Bayerni do të merrte deri në 20 milionë funte.
Para disa ditëve vet polaku deklaroi dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi bavarez.
Lewandowski kaloi te Bayerni si lojtarë i lirë nga Dortmundi, derisa ka arritur të fitojë çdo trofe të mundshëm. /Klankosova.tv/