Lajmet e fundit

Manchester City ka shënuar fitore të thellë ndaj Watfordit, në kuadër të javës së 34-të në Premier League.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me Gabriel Jesus, qysh në fillim të ndeshjes, teksa i njëjti lojtar shënoi për të dyfishuar epërsinë në minutën e 23-të.
Watfordi u mundua të kthehet në lojë duke e ngushtuar epërsinë, në minutën e 28-të, me Hassane Kamara.
Por, City shënoi prapë, tani me Rodrin, në minutën e 34-të, me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Jesus shënoi edhe dy herë, në minutën e 48-të dhe 53-të, për të vulosur fitoren e “qytetarëve”.
City mbetet në vendin e parë me 80 pikë, pas 33 ndeshjeve. /Klankosova.tv/