Lajmet e fundit

Familja e Xhengiz Hyzeirit, i zhdukur nga 2 janari, kanë rrëfyer momentet kur e kanë parë familjarin e tyre për herën e fundit.
Ata po ashtu kanë kërkuar ndihmë pasi që dy javë kërkimet nuk kanë qenë të frytshme.
"Ka dalë nga shtëpia me datën 2 janar, biseda e fundit ka qenë krejt normale, na tha: ‘mami, babi unë dola…’", kanë thënë familjarët për gazetaren e Klan Kosovës, Altiana Zogaj.
“Me vete e ka letërnjoftimin, pasaportën e ka harruar në shtëpi. Kemi njoftuar policinë njëherë, na kanë rekomanduar që ta kërkojnë njëherë vetë me ekipet e tyre, por pas tentativave tash gati dy javë s’ka pasur rezultat”.
Familjarët janë shqetësuar shumë dhe kanë bërë thirrje që kushdo që mund të ketë informacion, të kontaktojë policinë.
https://klankosova.tv/17-vjecari-nga-gjilani-qe-dy-jave-i-zhdukur-kerkohet-ndihme-per-gjetjen-e-tij/