Lajmet e fundit

Mallorca ka barazuar me Real Sociedadin, me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së 25-të në La Liga.
Golin e parë në ndeshje e shënuan mysafirët, me anë të Carlos Fernandez, në minutën e 3’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, vendasit e barazuan rezultatin me anë të Lee Kang-in, në minutën e 50’. Me këtë rezultat u mbyll ndeshja.
Në këtë takim nuk u paraqit sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili ishte i suspenduar për shkak të kartonëve.
Mallorca pas barazimit mbetet në vendin e 10-të me 32 pikë, pas 25 ndeshjeve. /Klankosova.tv.