Lajmet e fundit

Mallorca do të luajë me Elchen, në kuadër të javës së 32-të në La Liga.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Martinez Valero”, me fillim nga ora 14:00.
Mallorca pas fitores së madhe ndaj Atletico Madridit, ku protagonisti kryesor ishte futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi, do të synojë që të vazhdojë ecurinë pozitive edhe ndaj Elches, madje me një fitore eventuale mund të kalojë në vendin e 15-të.
Në anën tjetër, Elche pas tri humbjeve radhazi do të kërkojë pikët e para ndaj Mallorcas.
Dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare. /Klankosova.tv/
https://twitter.com/RCD_Mallorca/status/1515283982971248641