Një grua ka raportuar në polici se vazhdimisht është dhunuar psiqikisht dhe fizikisht nga bashkëshorti i saj në Malishevë.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psikike dhe fizike, nga bashkëshorti i saj. Policia ka konfiskuar një pistoletë dhe një karikator pa fishek. Viktima ka pranuar tretman në QKMF Malishevë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.