Një grua është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj.
Rasti ka ndodhur të hënën në Malishevë, rreth orës 22:00.
Derisa patrulla policore e kishte hasur viktimën mesnatën e së martës.
Pasi që viktima kishte lëndime është dërguar te mjeku i QKMF dhe më pas me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore, njofton raporti 24 orësh i policisë transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me rastin, deri me tani nuk është arritur që të sigurohet prezenca e të dyshuarit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.