FC Malisheva ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj FC Prishtina me rezultat bindës 3-0 në kuadër të xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke kaluar në epërsi në pjesën e parë me golin e Etnik Brruti nga pika e bardhë e penalltisë. Pak më vonë, një tjetër penallti për Malishevën u shndërrua në gol nga Laurent Xhylani, duke dyfishuar epërsinë e skuadrës vendase, me atë që kapiteni i Prishtinës Ardian Limani u ndëshkua me karton të kuq si lojtari i fundit.
Në pjesën e dytë ishte sërish protagonisti i ndeshjes, Xhylani, i cili realizoi edhe golin e tretë dhe të dytin personal, duke vulosur përfundimisht fitoren 3-0 të Malishevës.
Me këtë triumf, Malisheva arrin në kuotën e 37 pikëve, duke u barazuar në tabelë pikërisht me Prishtinën. Dy skuadrat tashmë ndajnë pozitat 3 dhe 4 në renditjen e kampionatit./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.