Mikja më e mirë e Khloe Kardashian, Malika Haqq, është shtatzënë.
36 vjeçarja zbuloi lajmin përmes Instagramit, transmeton Klan Kosova.
“Unë e dëgjoj zemrën time dhe kam vendosur që pjesa tjetër e jetës sime të jetë më e mira. Unë jam shtatzënë”, ka shkruar ajo.
“Zoti tha që është radha ime dhe unë s’mund të jem më mirënjohëse se kaq për shpirtin e vogël që po rritet brenda meje”.
Malika tha për People se aktualisht është në javën e 14-të që i bie të sjellë në jetë fëmijën gjatë muajit mars të vitit 2020.
https://www.instagram.com/p/B2662mFjsql/
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.