Një burrë 79 vjeçar ka vdekur nga virusi korona, njoftoi të hënën Qendra Klinike e Malit të Zi.
Pacienti, përveç Covid-19, kishte edhe sëmundje kronike, raporton RTCG , transmeton Klan Kosova.
Kjo është vdekja e katërt nga ky virus në Mal të Zi.
Në këtë vend, 273 njerëz janë infektuar me koronavirus që nga shpërthimi i epidemisë dhe pesë janë shëruar.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.