Lajmet e fundit

Temperaturat janë ulur ndjeshëm si pasojë e reshjeve që kanë rënë dje deri në zonat e ulëta të Dibrës në lartësinë 550 metra mbi nivelin e detit.
Termometri ka shënuar sërish -3 gradë Celsius në qytetin e Peshkopisë, ndërsa në zonat mbi 800 metra temperaturat kanë qenë edhe më të ulëta.
Dimri i vonë ka gjetur të lulëzuara një pjesë të pemëve.
Ndonëse dëbora nuk qëndroi gjatë, temperaturat e ulëta ndikojnë ndjeshëm në uljen e prodhimit./tvklan