Lajmet e fundit

Ikona e Milanit, Maldini ka folur për situatën e sulmuesit Mario Balotelli i cili këtë verë është rikthyer te Rossoneri.
Maldini ka thënë se atë duhet ta lënë të qetë të gjithë dhe se nuk duhet të merren me të.
“E di që Mario mund të bëjë shumë më shumë në fanellën e Milanit, por çështja është se sa më shuam që flitet për të qoftë mirë apo keq, mund të jetë pengesë. Pra ne duhet ta lejojmë atë ta bëjë punën e tij”.
SuperMario është rikthyet në Milan si huazim, pasi në Liverpool ka pasur një edicion zhgënjyes.
Ndeshjen e radhës në Serie A, Milani e luan kundër Palermos, dhe Maldini pret një rezultat të mirë, pasi sipas tij klubi është i mirë në çdo repart, transmeton Klan Kosova.